FBVideoDownloader.info is a facebook video downloader online, this tool helps you download facebook videos by grabs direct links to download and save for free
VOA - Zëri i Amerikës
12/04/2016 at 20:15. Facebook
Banorë të Katarit dhe të huaj konkurrojnë në një garë që mat forcën dhe durimin në sfidën për të fituar titullin e njeriut më të fortë të Katarit
VOA - Zëri i Amerikës
12/04/2016 at 18:13. Facebook
Në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim sapo ka përfunduar një studim mbi integritetin dhe korrupsionin policor. Autorët arrijnë në përfundimin se policia është një ndër institucionet më të ekspozuara dhe më të prekura nga korrupsioni
Originally published at - [ Zeriamerikes.com Link ]
VOA - Zëri i Amerikës
12/04/2016 at 17:00. Facebook
Emisioni televiziv i Zërit të Amerikës Ditari, transmetohet çdo ditë në orën 18:00.
VOA - Zëri i Amerikës
12/04/2016 at 13:42. Facebook
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti në një intervistë për Zërin e Amerikës para zgjedhjeve të 11 dhjetorit thotë, mes tjerash se shqiptarët mund të humbin deputetë në zonat zgjedhore 1, 2 dhe 5 nëse votat e tyre shpërndahen për më shumë kandidatë në garë. Ai nuk mendon se shqiptarët do të votojnë për një parti maqedonase. Z. Ahmeti pret që pas zgjedhjeve të...
View details ⇨
VOA - Zëri i Amerikës
12/04/2016 at 11:56. Facebook
Në komunën e Drenasit në Kosovën qendrore, sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e komunës. Rreth 52 mijë qytetarë kanë të drejtë të hedhin votën e tyre dhe sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organizatave që po vëzhgojnë procesin, votimet po rrjedhin pa probleme të theksuara.

Gjashtë kandidatë të partive politike në vend po konkurrojnë për të marrë postin e...
View details ⇨
Një zjarr masiv që shpërtheu gjatë një mbrëmje në një depo në qytetin e Oaklandit në Kaliforni natën e së premtes, la të paktën nëntë të vdekur dhe shumë të zhdukur.

Zyrtarët thanë se ndërtesës i mungonte një sistem spërkatës që do të kishte ndihmuar të përmbante flakët. Incidenti po hetohet për të përcaktuar se si ka filluar zjarri.
Në Shqipëri 6.2 % e popullsisë mbi moshën 15 vjeç vuajnë nga një formë e aftësisë së kufizuar
Originally published at - [ Zeriamerikes.com Link ]
Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai flet për ndikime në politikën shqiptare, një valë filoruse në mediat e vendit apo shtimin e shoqatave e qendrave studimore që përpunojnë teza e qëndrime në rezonancë me politikat ruse
Originally published at - [ Zeriamerikes.com Link ]
Në Kosovë, zyrtarë të sistemit të drejtësisë thanë sot se reformat e vazhdueshme në sistemin e drejtësisë do të krijojnë mundësi për tejkalimin e sfidave me të cilat vazhdon të përballet ky sektor
Originally published at - [ Zeriamerikes.com Link ]
Koalicionin “Drejtësi për të Gjithë” po bashkëpunon edhe me Avokatin e Popullit për të vëzhguar nga afër procesin e reformës dhe për të sjellë zërin e qytetarëve pranë qarqeve politike, të cilat po e vonojnë prej muajsh reformimin e drejtësisë.
Originally published at - [ Zeriamerikes.com Link ]
Emisioni televiziv i Zërit të Amerikës Ditari, transmetohet çdo ditë në orën 18:00.
Intervistë me Lek Mirakaj, i përndjekur i periudhës së komunizmit në Shqipëri.

Mirakaj: ligji i dosjeve, djallëzor ndaj viktimave

zeriamerikes.com
VOA - Zëri i Amerikës
12/02/2016 at 17:04. Facebook
Presidenti i zgjedhur Donald Trump fillon një turne falenderimi për t'u shprehur përkrahësve mirënjohje për votën që i dhanë. Të enjten në Ohajo ai shprehu kënaqësi të hapur "që e mundëm Hillaryn" dhe thumboi edhe krerët e Partisë Republikane që nuk e mbështetën.
VOA - Zëri i Amerikës
12/02/2016 at 13:54. Facebook
Policia e Nju Jorkut publikoi një video që tregon një person duke vjedhur një kovë me 39 kilogram ar, me vlerë 1.6 milion dollarë.

Vjedhësi i paidentifikuar e rrëmbeu kovën nga një makinë e blinduar kur roja ishte larguar për pak sekonda për të marrë telefonin celular në kabinën e makinës.

Incidenti ndodhi më 29 shtator dhe policia thotë se i dyshuari mund të mos e ketë ditur se çfarë...
View details ⇨
VOA - Zëri i Amerikës
12/02/2016 at 13:30. Facebook
Presidenti Obama dhe zonja e parë Michelle Obama ndezën dritat e pemës kombëtare të Krishtlindjeve mbëmë.

Tradita ceremonia e ndezjes së dritave të pemës filloi në vitin 1923 dhe mbahet në Parkun e Presidentit, pranë Shtëpisë së Bardhë.
VOA - Zëri i Amerikës
12/01/2016 at 20:52. Facebook
Një projektligj i ri parashikon 160 milionë dollarë për këtë qëllim gjatë më shumë se dy vjetëve të ardhshëm

SHBA, luftë kundër dezinformimit në internet

zeriamerikes.com
VOA - Zëri i Amerikës
12/01/2016 at 20:42. Facebook
Presidenti francez Francois Hollande tha të enjten se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017. Vendimi i tij e le rrugën të hapur për kandidatët e tjerë të së majtës. Është hera e parë në disa dekada që një president francez nuk kërkon të rizgjidhet.
VOA - Zëri i Amerikës
12/01/2016 at 20:13. Facebook
Presidenti i zgjedhur Donald Trump arriti në Indiana, ndalesa e parë e turneut të tij "Faleminderit SHBA".
VOA - Zëri i Amerikës
12/01/2016 at 19:29. Facebook
Siri: Kryengritësit sulmojnë me mortaja forcat qeveritare në Alepo.
VOA - Zëri i Amerikës
12/01/2016 at 19:18. Facebook
Tajlandë: Princi i Kurorës Maha Vajiralongkorn, bëhet mbret i vendit, pas vdekjes së të atit. Mbreti i ri do të njihet me emrin Maha Vajiralongkorn Bodindradebayavarangkun.